Covid-19, Guterres kërkon dhënien fund të luftërave dhe konflikteve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95704-covid_19_guterres_kërkon_dhënien_fund_të_luftërave_dhe_konflikteve
Në kushtet kur bota po përballet me virusin korona, sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, ka kërkuar të vendoset armëpushim i përgjithshëm në të gjitha konfliktet dhe luftimet që kryhen në botë
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 24, 2020 09:45 Europe/Tirane
  • Covid-19, Guterres kërkon dhënien fund të luftërave dhe konflikteve

Në kushtet kur bota po përballet me virusin korona, sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, ka kërkuar të vendoset armëpushim i përgjithshëm në të gjitha konfliktet dhe luftimet që kryhen në botë

Bota po përballet me rrezikun e përhapjes së jashtëzakonshme të virusit korona dhe në një situatë si është e papërballueshme konflikti, dhuna dhe lufta që merr më shumë jetë njerëzisht, tha në fjalën e tij sekretari Guterres. Organizata Botërore e Shëndetit, e cila do të shqyrtojë mundësitë e mundshme të trajtimit të Covid-19 - planifikon të regjistrojë pacientët e parë këtë javë, tha shkencëtari kryesor i OBSH-së, Dr Soumya. OBSH njoftoi javën e kaluar se kishte prezantuar projektin për të testuar qasjet e trajtimit të korona virusit në disa vende dhe krahasimin e të dhënave për të gjetur se cilat trajtime mund të jenë më efektive. Kur u bë njoftimi, OBSH vuri në dukje se shumë vende ranë dakord të bashkohen me masën, përfshirë Argjentinën, Bahrejnin, Kanada, Francën, Iranin, Norvegjinë, Afrikën e Jugut, Spanjën, Zvicrën dhe Tajlandën. Numri i pacientëve të regjistruar do të varet nga avancimi i pandemisë së korona virusit, tha Dr. Ana Maria Henao-Restrepo, zyrtare mjekësore në Departamentin e OBSH-së për Vaksinat e Imunizimit dhe Biologjikëve.