Plani i shpëtimit ekonomik në Amerikë, objekt diskutimi mes dy partive
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95708-plani_i_shpëtimit_ekonomik_në_amerikë_objekt_diskutimi_mes_dy_partive
Përhapja e korona virusit dhe sëmundjes covid-19 në SH.B.A. ka pasur efekte serioze negative në ekonominë dhe jetën e popullit amerikan. Në përgjigje të kësaj, Kongresi amerikan ka kërkuar të aprovojë një plan për të përmirësuar situatën ekonomike, por kjo ka krijuar mosmarrëveshje dypartiake.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 24, 2020 09:45 Europe/Tirane
  • Plani i shpëtimit ekonomik në Amerikë, objekt diskutimi mes dy partive

Përhapja e korona virusit dhe sëmundjes covid-19 në SH.B.A. ka pasur efekte serioze negative në ekonominë dhe jetën e popullit amerikan. Në përgjigje të kësaj, Kongresi amerikan ka kërkuar të aprovojë një plan për të përmirësuar situatën ekonomike, por kjo ka krijuar mosmarrëveshje dypartiake.

Plani i kongresit amerikan për të shpëtuar ekonominë e vendit kundër Korona dështoi për shkak të ndarjeve mes grupeve republikane dhe demokratike. Projektligji, i cili u votua në Senat, u rrëzua me kundërshtimin e 47 demokratëve dhe aprovimin e 47 republikanëve. Plani që të miratohej kërkonte të paktën votën e 60 senatorëve. Pesë senatorë republikanë, të cilët ndodheshin në karantinë për shkak të infektimit ose mundësisë së infektimit me virusin Korona, nuk e votuan. Edhe pse masa e saktë e paketës së shpëtimit nuk është njoftuar, mirëpo raportohet se ajo ofronte rreth 2 trilion dollarë ndihma financiare për familjet amerikane. Mesa duket një nga çështjet kryesore në këtë kontekst që coi në mosmiratimin e planit ishte natyra dhe orientimi i planit për të ndihmuar sektorët e ndryshëm të ekonomisë amerikane, si dhe për të ndihmuar njerëzit e këtij vendi. Ndërsa republikanët po bëjnë presion për miratimin e planit sa më shpejt që të ishte e mundur, Demokratët kanë qenë kritik ndaj tij. Kreu  i shumicës së republikanëve në senat, Mitch McConnell në përgjigje të kundërshtimit të demokratëve i akuzoi ata se janë "duke luajtur me ekonominë dhe popullin amerikan". Në të kundërt, demokratët besojnë se masat kanë për qëllim të mbrojnë korporatat dhe aksionarët kryesorë dhe jo punonjësit e tyre dhe se plani nuk është praktik. Kreu i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer tha se paketa stimuluese e administratës Trump për miliona amerikanë që përballen me probleme serioze për shkak të shpërthimit të virusit Korona është jo e plotë dhe me mangësi. Pamundësia e Kongresit për të kaluar një ndihmë financiare për ekonominë amerikane pritet të ketë ndikim negativ në tregjet botërore. Demokratët nuk duket se do të votojnë pro planit, nëse kushtet e tyre nuk përfshihen në këtë plan. Shpërthimi dhe përhapja shumë e shpejtë dhe e paparashikueshme e virusit Korona ka dëmtuar shumë sektorë dhe aktivitetin ekonomik në Shtetet e Bashkuara. Në disa shtete, punonjësve dhe punëtorëve, si dhe njerëzve të tjerë u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Tani sektorët e ndryshëm të ekonomisë amerikane kanë ulur ndjeshëm aktivitetin e tyre dhe ekonomia është në një gjendje recesioni. Rënia e tanishme ekonomike dhe rënia e PBB-së së SHBA mund të krijojë implikime serioze për presidentin Donald Trump dhe të ardhmen e tij politike, veçanërisht fatin e tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.