Spanja tejkalon Kinën
Mars 25, 2020 11:27 Europe/Tirane
Spanja ka tejkaluar Kinën për numrin e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 738 persona. Situata vijon të jetë alarmante pasi numri i viktimave ka shkuar në 3,434 ndërsa në Kinë është 3,281. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 47,610. Ditën e sotme ministrja e jashtme spanjolle Arancha Gonzalez, i bëri thirrje BE-së që të kenë një përgjigje të përbashkët financiare në luftën kundër Covid-19. Për shkak të situatës së rënduar nga Covdi-19 kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka shtyrë afatin gjendjes së jashtëzakonshme në vend edhe për 15 ditë.
Tags