Trump kërkon fshehurazi ndihmën mjekësore të aleatëve aziatikë, evropianë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95745-trump_kërkon_fshehurazi_ndihmën_mjekësore_të_aleatëve_aziatikë_evropianë
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar privatisht nga disa nga aleatët e SHBA në Evropë dhe Azi, përfshirë Korenë e Jugut, të ndihmojnë Amerikën të kapërcejë mungesat e shkaktuara nga përhapja e koronavirusit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2020 11:56 Europe/Tirane
  • Trump kërkon fshehurazi ndihmën mjekësore të aleatëve aziatikë, evropianë

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar privatisht nga disa nga aleatët e SHBA në Evropë dhe Azi, përfshirë Korenë e Jugut, të ndihmojnë Amerikën të kapërcejë mungesat e shkaktuara nga përhapja e koronavirusit.

Qeveria e Koresë së Jugut njoftoi të Mërkurën se po shqyrton nëse vendi ka rezerva të mjaftueshme të kompleteve të testit të koronavirusit në një përpjekje për t'i dërguar ato në SHBA pas telefonatës së Trump të martën me homologun e tij të Koresë së Jugut, Moon Jae-in. Kjo vjen pasi Trump siguroi të martën në mbrëmje se administrata e tij nuk do të mbështetej në shtetet e huaja për ndihmë në luftën kundër koronavirusit. "Ne kurrë nuk duhet të mbështetemi në një vend të huaj për mjetet e mbijetesës sonë," tha Trump në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, dhe shtoi: "Amerika nuk do të jetë kurrë një komb lypës". Ndërkohë, Foreign Policy raportoi se Departamenti i Shtetit i SHBA ka kërkuar nga të gjithë diplomatët e tij të lartë që të ushtrojnë presion mbi qeveritë në Evropë dhe Eurazi për të rritur eksportet e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore në SHBA. "Në varësi të nevojave kritike, Shtetet e Bashkuara mund të kërkojnë të blejnë shumë prej këtyre artikujve në qindra miliona dhe blerjen e pajisjeve të tilla si respiratorët në qindra mijëra," thuhet në një email të DASH dërguar ambasadave në Evropë dhe Euroazi.Pandemia e koronavirusit ka vrarë më shumë se 720 njerëz dhe ka infektuar rreth 50,000 në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.