Turqia kërkon burgim të përjetshëm për vrasësit e Khashoggi
(last modified Wed, 25 Mar 2020 16:04:58 GMT )
Mars 25, 2020 17:04 Europe/Tirane
  • Turqia kërkon burgim të përjetshëm për vrasësit e Khashoggi

Prokurorët turq sot kërkuan dënime të rënda me burgim të përjetshëm për 18 të akuzuar në vrasjen e vitit 2018 të gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e Mbretërisë në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeprokurori i Stambollit paditi gjithsej 20 persona për vrasjen e rëndë me paramendim. Dy të tjerë u akuzuan për “nxitje të vrasjes së shkallës së parë”. Khashoggi, një kolumnist për “The Washington Post”, u vra dhe u shpërbë nga një grup operativësh saudit menjëherë pasi ai hyri në konsullatën e vendit në Stamboll më 2 tetor të vitit 2018, shkruan AA. Riadi ofroi pretendime të ndryshme, kontradiktore për të shpjeguar zhdukjen e tij para se të pranonte se ai ishte vrarë në ndërtesën diplomatike. Trupi i Khashoggit nuk u gjet kurrë.

 

Tags