Italia vazhdon të jetë në një situatë të rëndë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95806-italia_vazhdon_të_jetë_në_një_situatë_të_rëndë
Italia ka shënuar dje një rekord të numrit të viktimave të regjistruara brenda 24 orëve. Të dhënat janë dramatike 969 viktima më shumë se një ditë më parë duke e çuar numrin total të tyre në 9134.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 28, 2020 04:33 Europe/Tirane
  • Italia vazhdon të jetë në një situatë të rëndë

Italia ka shënuar dje një rekord të numrit të viktimave të regjistruara brenda 24 orëve. Të dhënat janë dramatike 969 viktima më shumë se një ditë më parë duke e çuar numrin total të tyre në 9134.

Numri i personave të infektuar ka arritur 86 498 e ka regjistruar 5959 raste më shumë pozitive se një ditë më parë.Numri i personave të shëruar është 10 950, ndërsa orët e fundit janë shëruar  589 pacientë.Në Lombardi numri i pacientëve të infektuar ka shkuar në 37 298 e numri i viktimave 5402. Në 24 orët e fundit janë 541 viktima më shumë dhe 2509 pacientë më shumë të infektuar.Edhe në jug të Italisë numri i personave pozitiv me COVID 19 dhe i viktimave ka një rritje konstante por më të ngadaltë se në rajonet e tjera italiane.Molise mbetet rajoni me numrin më të ulët të personave të infektuar 109 të infektuar e 9 viktima. Numri total i tamponeve të kryera është 394 079.