Rekord i ri i viktimave në Spanjë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95815-rekord_i_ri_i_viktimave_në_spanjë
Brenda 24 orëve të fundit, në Spanjë kanë vdekur 832 persona si pasojë e coronavirusit, duke shënuar kështu numrin më të madh deri më tani, brenda kësaj hapësire kohore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 28, 2020 12:02 Europe/Tirane
  • Rekord i ri i viktimave në Spanjë

Brenda 24 orëve të fundit, në Spanjë kanë vdekur 832 persona si pasojë e coronavirusit, duke shënuar kështu numrin më të madh deri më tani, brenda kësaj hapësire kohore.

Kjo e tejkalon rekordin e 769 vdekjeve brenda 24 orëve, që u shënuar një ditë më herët, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 5,690. Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, ka bërë të ditur se janë 72,248 të sëmurë, prej të cilëve 40,630 është dashur t’i nënshtrohen trajtimit spitalor, ndërsa 4,725 i janë nënshtruar kujdesit intensiv. Por, 12,285 janë shëruar dhe kanë gjendje të mirë shëndetësore. Shkaku i vdekjeve të shumta, morgu i Madridit ka pasur problem t’i vendos trupat, ndërsa zyrtarët e varreve po kanë problem që te sigurojnë varre për t’i varrosur. Deri më tani, i është dhënë kompetencë ushtrisë, që të sistemojë trupat e të vdekurve, pasi është e pamundur të varrosen të gjithë në të njëjtën kohë.