Trump në përpjekje për të karantinuar 3 shtete në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95829-trump_në_përpjekje_për_të_karantinuar_3_shtete_në_amerikë
Presidenti amerikan në një konferencë për shtyp deklaroi se po mendon të karantinojë shtetet Nju Jork, New Jersi dhe Kentiket për shkak të virusit korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2020 06:36 Europe/Tirane
  • Trump në përpjekje për të karantinuar 3 shtete në Amerikë

Presidenti amerikan në një konferencë për shtyp deklaroi se po mendon të karantinojë shtetet Nju Jork, New Jersi dhe Kentiket për shkak të virusit korona.

Trump tha se mendon të vendosë masa karantine për 2 javë në këto tre shtete të Amerikës. Ameirka aktualisht ndodhet në krye të vendeve që kanë numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19 në botë. Deri tani 116 mijë njerëz në këtë vend janë infektuar me virusin korona ndërsa 1937 kanë humbur jetën. OBSH ka paralajmëruar se shumë shpejt Amerika mund të kthehet në epiqendrën e përhapjes së virusit korona në botë. Aktualisht të 50 shtetet në Amerikë janë implikuar me pandeminë e Covid-19.