Vazhdon bilanci tragjik në Itali dhe Spanjë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95843-vazhdon_bilanci_tragjik_në_itali_dhe_spanjë
Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë e koronavirusit. Dita e sotme ka regjistruar 756 viktima brenda 24 orëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2020 16:26 Europe/Tirane
  • Vazhdon bilanci tragjik në Itali dhe Spanjë

Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë e koronavirusit. Dita e sotme ka regjistruar 756 viktima brenda 24 orëve.

Që nga nisja e pandemisë e deri më sot numri i përgjithshëm i viktimave është 10779. Pacientët e infektuar me koronavirus janë 97 689, duke regjistruar 4217 raste më shumë gjatë 24 orëve të fundit. Numri i pacientëve të shëruar është 13 030 e janë 646 më shumë pacientë të shëruar se një ditë më parë. 3906 pacientë po kurohen në terapi intensive. Ashtu si Italia, edhe Spanja po përballet me një situatë alarmante si pasojë e përhapjes së COVID-19. Brenda 24 orëve në vend janë regjistruar 838 viktima duke e çuar numrin total në 6,528 persona. Vetëm brenda 1 jave janë raportuar 4,808 viktima. Në përditësimin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, në të gjithë vendin janë 78,799 të infektuar. 5 mijë prej tyre janë në kujdes intensiv ndërsa mbi 14,700 janë kuruar. Në 24 orë janë regjistruar mbi 6 mijë persona të infektuar. Kryeministri Pedro Sanchez ka marrë masa drastike për luftën kundër koronavirusit.