Trump pohon mungesat në përballjen me virusin korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95851-trump_pohon_mungesat_në_përballjen_me_virusin_korona
Presidenti amerikan në një konferencë për shtyp ka pohuar se Amerika po përballet me probleme për shkak të mangësive që ka në përballjen me virusin korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2020 03:04 Europe/Tirane
  • Trump pohon mungesat në përballjen me virusin korona

Presidenti amerikan në një konferencë për shtyp ka pohuar se Amerika po përballet me probleme për shkak të mangësive që ka në përballjen me virusin korona.

Sipas një njoftimi të kanalit Al Jazeera, Donald Trump president i Amerikës në një konferencë të mbajtur pas takimit me anëtarët e komitet të krizës për virusin korona, deklaroi se spitalet në Amerikë kanë mungesë aparatesh për frymëmarrje. Për këtë ai ka dhënë urdhër për prodhimi e të paktën 5032 aparateve të frymëmarrjes të nevojshme për Nju Jorkun. Numri i të vdekurve nga korona virusi i ri (COVID-19) në SHBA ka shkuar në 2.191, pasi 480 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuarve me virusin në SHBA është rritur për 19.826, duke arritur në 124.686.SHBA mbetet vendi me më së shumti raste në botë. Dyfishimi i bilancit të viktimave brenda dy ditëve ka shkaktuar shqetësime në SHBA, ku 1.000 vdekjet e para ndodhën brenda një muaji, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se gjendja mund të përkeqësohet tutje. Në listën e rasteve me COVID-19, SHBA ndiqet nga Italia me 92.472 raste dhe Kina me 82.120.Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New York-u, ndërsa pas tij vijon New Jersey. Numri i pacientëve në shtetin e New Yorkut dje u rrit nga 46.094 në 53.520, ndërsa 30.765 prej tyre janë në qytetin e New Yorkut. Ndërkaq, në New Jersey deri më tani janë regjistruar 11.124 raste .Shteti i New Yorkut njëkohësisht mban numrin më të madh të viktimave, me gjithsej 834 të vdekur nga COVID-19.