Korona virusi në Itali, lufta vazhdon
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95853-korona_virusi_në_itali_lufta_vazhdon
Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë e koronavirusit. Dita e sotme ka regjistruar 756 viktima brenda 24 orëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 30, 2020 03:04 Europe/Tirane
  • Korona virusi në Itali, lufta vazhdon

Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë e koronavirusit. Dita e sotme ka regjistruar 756 viktima brenda 24 orëve.

Që nga nisja e pandemisë e deri më sot numri i përgjithshëm i viktimave është 10779.Pacientët e infektuar me koronavirus janë 97 689, duke regjistruar 4217 raste më shumë gjatë 24 orëve të fundit.Numri i pacientë pacientë të shëruar është 13 030 e janë 646 më shumë pacientë të shëruar se një ditë më parë.3906 pacientë po kurohen në terapi intensive.Në Lombardi numri i personave të infektuar është 41 007 e 6360 janë viktimat.Janë shtuar 1592 pacientë të infektuar më shumë se një ditë më parë e numri i viktimave në 24 orët e fundit është 416.Në rajonin e Lazios, në Romë numri i të infektuarve është 2706 dhe i viktimave 136.Në rajonin e Molises është regjistruar numri më i ulët i pacientëve të infektuar me 127 të infektuar e 9 viktima.Në Itali deri më sot janë kryer 45 030 tampone.