Kryeministri sionist në karantinë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do të futet në karantinë pasi njëri prej ndihmësve të tij rezultoi pozitiv me COVID-19.
Një deklaratë e kryeministrisë thotë se ai nuk kishte qenë në të njëjtin mjedis me të infektuarin që prej dy javësh dhe se karantina nuk është e nevojshme. Megjithatë, kryeministri dhe stafi i tij i afërt vendosën të vetëizolohen derisa të përfundojë një “hetim epidemiologjik”. Ndihmësi u identifikua me emrin Rivka Paluc. Sipas mediave izraelite, ai ishte takuar me Netanjahun të enjten. Deklarata e kryeministrisë thekson se Netanjahu ka patur vetëm kontakte sociale të kufizuara dhe se i ka zhvilluar shumicën e takimeve online. Izraeli ka konfirmuar 4347 raste të infektuarish me coronavirusin, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Universiteti Johns Hopkins.