SHBA: 2,443 viktima dhe 140,570 të infektuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95870-shba_2_443_viktima_dhe_140_570_të_infektuar
Vijon të rritet numri i viktimave dhe i rasteve të reja nga Covid-19 në SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2020 16:45 Europe/Tirane
  • SHBA: 2,443 viktima dhe 140,570 të infektuar

Vijon të rritet numri i viktimave dhe i rasteve të reja nga Covid-19 në SHBA.

Sipas raportit të CNN Health të rasteve në SHBA që zbulohen dhe testohen përmes sistemeve të Shëndetit Publik në vend, ka të paktën 140.570 raste të koronavirusit, nga të cilët 2,443 njerëz kanë vdekur. Këto shifra përfshijnë raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara. Ndërsa numri i të infektuarve me koronavirus po rritet në SHBA, presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë të tijën ka thënë se një test i ri i shpejtë do të jetë gati. Testimi i pacientëve ka qenë një problem në të gjithë SHBA-në, megjithëse testimi është rritur në javët e fundit falë rregullave të reja të ilaçeve të urgjencës dhe ndërmarrjeve private që kanë rritur kapacitetin. Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do ta konsideronte një “punë shumë të mirë” nëse administrata e tij arrin të mbajë numrin e vdekjeve nga coronavirus në mes 100,000 dhe 200,000. Trump gjithashtu pohoi gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë mbrëmjen e së dielës se “kulmi i coronavirusit” pritet të arrijë në dy javë, edhe pse numri i vdekjeve në SHBA u dyfishua nga 1.000 në mbi 2,000 në vetëm një ditë. Trump gjithashtu komentoi vendimin e tij për të mbajtur kufizime në SHBA deri në fund të prillit, duke thënë se ai kishte dëgjuar ekspertët. Ai tha se do të vazhdojë të “mbështetet tek ata” për çdo hap tjetër.