Ditë e zezë për Evropën
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.
Numri i viktimave ka shkuar në 12428, që do të thotë janë 837 viktima në 24 orët e fundit. Rastet janë shtuar me 4053 duke e çuar në 66889 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 19259 dhe 5607 janë në gjendje kritike. Ditën e djeshme numri i viktimave ishte 812 ku sot rezulton të jetë rritur me 25 humbje jete më shumë. Autoritetet shëndetësore në Spanjë njoftuan sot në komunikatën e përditshme se 849 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, në shifrën më të rëndë deri tani. Ata shtuan se gjithsesi shifrat e infektimeve janë më të ulëta sesa në ditët në vijim. Ministria e shëndetësisë tha se shifra e viktimave është rritur në 8,189 nga 7,340, ndërsa numri i të infektuarve shkoi në 94,417 nga 85,195 në krahasim me 24 orë më herët. Edhe Britania ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me Koronavirusin. Zyrtarët kanë konfirmuar që ka qenë dita më e zezë në ishull me 380 vdekje në ditën e fundit. Numri total i vdekjeve ka shkuar në 1798, ku 1651 kanë ndërruar jetë vetëm në Angli. Statistikat e ditës së sotme raportojnë 367 viktima në Angli dhe 23 të tjera në Skoci, Uells dhe në Irlandën Veriore. 59 % e personave që kanë ndërruar jetë janë meshkuj dhe 41% janë femra.