SHBA tejkalon Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95895-shba_tejkalon_kinën
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 3,393, duke tejkaluar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të raportuara në Kinë, raporton Reuters.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 31, 2020 15:36 Europe/Tirane
  • SHBA tejkalon Kinën

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 3,393, duke tejkaluar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të raportuara në Kinë, raporton Reuters.

SHBA-ja tashmë radhitet e treta në botë për nga numri i viktimave, pas Italisë dhe Spanjës. Sipas raportit të CNN Health të rasteve që janë zbuluar dhe testuar në Shtetet e Bashkuara përmes sistemeve të shëndetit publik, ka të paktën 164,785 raste të koronavirusit në SHBA. Epiqendra është Nju Jorku me rreth 67 mijë raste të konfirmuara dhe rreth 1/3 e vdekjeve në vend. Zyrtarët e shëndetësisë u kërkuan amerikanëve që të ndiqnin urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe masat e tjera për të parandaluar përhapjen e virusit, i cili e kishte origjinën në Kinë. Në nivel global, tani ka mbi 800,000 raste të të infektuarve dhe më shumë se 40,000 vdekje.