Shtohet numri i personave të prekur nga COVID-19 në Angli
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95903-shtohet_numri_i_personave_të_prekur_nga_covid_19_në_angli
Shërbimi kombëtar i shëndetit në Angli njoftoi se numri i personave të prekur nga virusi korona në 24 orët e fundit është rritur me 29%.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 01, 2020 02:50 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i personave të prekur nga COVID-19 në Angli

Shërbimi kombëtar i shëndetit në Angli njoftoi se numri i personave të prekur nga virusi korona në 24 orët e fundit është rritur me 29%.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 393 viktima nga Covid-19 në Britaninë e Madhe. Ky është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë deri më tani në vend, shkruan BBC. Një total prej 1,801 personash kanë vdekur nga koronavirusi në të gjithë Britaninë e Madhe, përfshirë 367 të tjerë në Angli, 13 në Skoci, 7në Uells dhe 6 në Irlandën Veriore. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 22,465. Boris Johnson kyeminisër i angisë më 23 mars shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe nga populli anglez kërkoi të qëndrojnë në shtëpi. Sipas Johnson shtetasit anglezë mund të dalin nga shtëpitë vetëm në raste emergjente. Qeveria e tij akuzohet nga media se nuk jep informacione të sakta mbi gjendjen e virusit korona në vend dhe se nuk po zbaton politika efikase për të luftuar virusin korona. Na frika e përhapjes së virusit korona, anglezët javën e kaluar kanë mësyrë nëpër dyqane dhe i kanë boshatisur ato duke rezervuar ushqime.