Paralajmërime mbi pasojat e nevojshme mjekësore në Amerikë
Dy funksionarë amerikanë kanë paralajmëruar se përhapja e virusit korona në vend po u jep fund pajisjeve emergjente mjekësore të qeverisë.
Dy prej funksionarëve të departamentit të brendshëm amerikan kanë deklaruar se pajisjet rezerve të emergjencës së qeverisë amerikane që janë masa mbrojtëse për virusin korona pothuajse kanë mbaruar. Këta funksionarë në kushte anonimiteti kanë deklaruar se rezervat e maskave, dorezave, manteleve dhe maskave mbrojtëse për fytyrën pothuajse kanë mbaruar. Këto rezerva emergjente që njihen ndryshe si rezervat e strategjisë kombëtare në Amerikë, po përdoren për të plotësuar nevojat e kuadrit mjekësor dhe autoritetet amerikane për çdo ditë japin urdhër për dërgimin e sasive të mëdha të këtyre pajisjeve për spitalet lokale që po përballen me virusin korona. Guvernatori i shtetit Kentiket ka pohuar se rezervat mjekësore të strategjisë kombëtare në Amerikë kanë përfunduar. Amerika ka numrin më të lartë të personave të infektuar me Covid-19.