Amerikë, infermierët protestojnë ndaj mungesës së pajisjeve mbrojtëse përballa Koronas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95940-amerikë_infermierët_protestojnë_ndaj_mungesës_së_pajisjeve_mbrojtëse_përballa_koronas
Sindikata Kombëtare e Infermierëve të Amerikës ka kritikuar autoritetet për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse për t’u përballur me virusin Korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 02, 2020 08:44 Europe/Tirane
  • Amerikë, infermierët protestojnë ndaj mungesës së pajisjeve mbrojtëse përballa Koronas

Sindikata Kombëtare e Infermierëve të Amerikës ka kritikuar autoritetet për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse për t’u përballur me virusin Korona.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Jean Ross, kryetarja e Sindikatës Kombëtare të Infermierëve të Amerikës (NNU), të mërkurën me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Infermierët që punojnë në spitale të ndryshme nën administrimin e kompanisë shëndetësore HCA Holding, kanë shprehur ankesa për kushtet e punës pa pasur pajisje mbrojtëse të përshtatshme për t’u përballur me virusin Korona”.

Në këtë kuadër infermierët që punojnë në spitalet nën administrimin e kompanisë së lartpërmendur në shtatë shtete të Amerikës, kanë organizuar një protestë dhe kanë kërkuar kushte më të mira të punës. Ankesa kryesore e infermierëve është mungesa e pajisjeve mbrojtëse përball virusit Korona.

Jean Ross gjithashtu ka njoftuar për të ditur edhe disa raporte sipas të cilave infermierët detyrohen të përdorin maska të cilat janë përdorur më parë dhe mund të jenë të ndotura me virusin Korona.