Edhe NASA i bashkohet luftës kundër Korona
Organizata NASA e Amerikës ka ndërmend t’i bashkohet luftës kundër Koronas e cila është përhapur në të gjithë botën dhe ka marrë jetën e dhjetëra mijëra njerëzve.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se në një deklaratë për media, organizata NASA ka thënë: “Kanë kaluar mbi 60 vite që organizata NASA po zgjidh problematika dhe çështjeje të paprecedent dhe tani ka ndërmend që të gjithë eksperiencën e vet ta përdorë për t’u përballuar me problemin e paparë të virusit Korona. Potencialet intelektuale dhe kreative të punonjësve të kësaj organizate do të shfrytëzohen për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje epidemike”.
Në faqen e NASA-s në internet janë publikuar edhe disa propozime si në vijim:
-Idetë për krijimin e pajisjeve për mbrojtje personale ose të metodave efikase për pastrimin dhe ripërdorimin e pajisjeve të mbrojtjes personale.
-Planet për ndërtimin e disa aparateve për frymëmarrje artificiale të cilat shumë shpejtë mund të futen në prodhimin me shumicë.
-Parashikimi i mënyrës së përhapjes së virusit Covid-19 dhe ndikimit të tij mbi shoqërinë dhe mbi rruzullin tokësor.
-Idetë për organizimin e punës nga distanca ose transferimit e një pjese të punës së njeriut në sistemet e ndryshme dhe mjetet elektronike.
NASA përveç kësaj, ka deklaruar edhe gatishmërinë e vet për t’i vënë këto pajisje kompjuterike dhe sisteme inteligjente të saj në dispozicion të shkencëtarëve për të ndihmuar prodhimin e vaksinës kundër virusit Korona.