Gjermania akuzon Amerikën për piratëri moderne të maskave
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95981-gjermania_akuzon_amerikën_për_piratëri_moderne_të_maskave
Presidenti amerikan kishte urdhëruar ndalimin e eksportit të maskave duke shfrytëzuar ligjin e prodhimit në kohën e luftës, ndërkohë që Berlini për këtë arsye ka akuzuar qeverinë amerikane për piratëri moderne.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 04, 2020 08:26 Europe/Tirane
  • Gjermania akuzon Amerikën për piratëri moderne të maskave

Presidenti amerikan kishte urdhëruar ndalimin e eksportit të maskave duke shfrytëzuar ligjin e prodhimit në kohën e luftës, ndërkohë që Berlini për këtë arsye ka akuzuar qeverinë amerikane për piratëri moderne.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se me urdhrin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, kompania 3M që prodhon maska të frymëmarrjes, ka konfiskuar dhe plaçkitur 200 mijë maska FFP2 në Bankok të Tajlandës që ishin porositur nga policia e Berlinit dhe para ngarkimit të tyre dhe nisjes për në Gjermani, ato ato maska i ka nisur drejt Amerikës. 

Mungesa e mjeteve mbrojtëse për të luftuar koronavirusin e ri ka rritur tensionet mes aleatëve transatlantikë, si Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.

Parisi dhe Berlini akuzuan të premten palën amerikane se ka konfiskuar me qindra mijëra maska që dy vendet evropiane kishin porositur për stafet mjekësore te një firmë amerikane që i prodhon ato.

"Ne e konsiderojmë këtë, akt piraterie moderne," u shpreh një zyrtar i lartë gjerman.

"Veprimi i presidenti amerikan vetëm solidar dhe i përgjegjshëm nuk është. Kjo është johumane dhe e papranueshme," komentoi kryebashkiaku i Berlinit.

Reagimet vijnë pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, firmosi të premten një urdhër që ndalon shitjen dhe eksportimin e maskave të kirurgjisë dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse për pandeminë, pasi vetë Amerika po përballet me një numër të rritje të rasteve me infeksionin vdekjeprurës.

Për qytetarët e thjeshtë, është udhëzuar mbajtja e mbulesave prej rrobe në fytyrë, edhe pse vetë presidenti amerikan thotë se nuk do e bëjë këtë.