Anija Rusvelt: Konfirmohet infektimi i 155 pjesëtarëve të drejtuesve të anijes
Rezultatet e testimeve të drejtuesve të anijes Rusvelt për 155 prej tyre ka rezultuar pozitiv.
Deri tani vetëm nga kuadri drejtues i anijes ushtarake amerikane Rusvelt 155 marinarë dhe komandantë kanë dalë pozitiv të infektuar me virusin korona. Ditë më parë Kapiteni i anijes Rusvelt është shkarkuar nga detyrua për shkak se ka zbuluar lajmin e tmerrshëm të përhapjes së virusit korona brenda në këtë anije. Kanali televiziv CNN ka raportuar se Brett Crozier kapiteni i anijes amerikane Rusvelt është shkarkuar me vendim të Pentagonit pasi ai për të shpëtuar jetën e ekuipazhit të anijes luftarake, ka zbuluar lajmin e përhapjes së virusit korona renda në anije. Pentagoni ka deklaruar se Crozier nuk është shkarkuar nga detyra e kapitenit për shkak të letrës së tij por për shkak të ndikimit të virusit korona tek ai dhe tek kapaciteti i tij drejtues dhe komandues i forcave detare. Departamenti amerikan i mbrojtjes gjithashtu ka pretenduar se lajmi i përhapur nga Crozier është përcjellë nëpërmjet një sistemi jo të sigurt nga cikli komandues i forcave detare. Vlen të theksohet se në anijen Rusvelt gjenden të infektuar me virusin korona më shumë se 1400 njerëz prej të cilëve 771 janë ushtarakë.