Trump: Java e ardhshme për Amerikën do të jetë vdekjeprurëse
Presidenti Trump u shpreh se 2 javët në vazhdim do jenë më të ashprat në luftën kundër korona virusit dhe do ketë shumë vdekje.
Në një konferencë ditën e sotme, Trump pasqyroi një pamje të zymtë të dy javëve të ardhshme, por shtoi se do të ketë më pak vdekje nëse ndërmerren hapa të caktuar lehtësues. "Kjo do të jetë ndoshta java më e vështirë mes kësaj jave dhe javës tjetër, dhe do të ketë shumë vdekje, për fat të keq”, tha Trump. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë epiqendra e pandemisë në rang botëror për nga numri i të prekurve me COVID-19. Deri më tani janë regjistruan 302919 të prekur nga virusi dhe 8,243 të vdekur. Dje u shënua dhe numri i madh i të vdekurve brenda një ditë, gjithsej 1423. Në pothuajse gjithë vendin përjashtuar 8 shtete janë lëshuar urdhra që popullata të qëndrojë në shtëpi, këto masa prekin rreth 96 për qind të popullsisë amerikane. Zona më e nxehtë në SHBA për sa i takon përhapjes së virusit vazhdon të jetë qyteti i Nju Jorkut me 3565 të vdekur. Situata nxiti guvernatorin e Nju Jorkut të marrë respiratorët nga sektori privat. Zyrtarët thonë se megjithatë shkalla e atyre që shtrohen në spital është stabilizuar çka sugjeron se masat e forta për distancim social të vendosura një muaj më parë, kanë nisur të japim rezultat. Pas Nju Jorkut, Nju Xhersi është shteti me numrin më të madh të të infektuarve. Qeveria federale i rekomandoi amerikanëve të mbajnë maska ose të përdorin mbulesa të tjera prej pëlhure në baza vullnetare për të frenuar përhapjen e korona virusit.