Frigoriferët e kufomave në New Orleans nuk kanë vend
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96014-frigoriferët_e_kufomave_në_new_orleans_nuk_kanë_vend
Kryebashkiakja e New Orleans ka deklaruar se frigoriferët për mbajtjen e kufomave në këtë qytet më nuk kanë kapacitet për të pranuar kufomat e viktimave të virusit Korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2020 09:36 Europe/Tirane
  • Frigoriferët e kufomave në New Orleans nuk kanë vend

Kryebashkiakja e New Orleans ka deklaruar se frigoriferët për mbajtjen e kufomave në këtë qytet më nuk kanë kapacitet për të pranuar kufomat e viktimave të virusit Korona.

Kanali televiziv CNN njoftoi se LaToya Cantrell, kryebashkiakja e New Orleans të Amerikës, ka deklaruar se kapacitetet e qendrës së mjekësisë ligjore dhe frigoriferët për mbajtjen e kufomave në New Orleans aktualisht janë plotë dhe më nuk kanë vend.

LaToya Cantrell ka kërkuar nga qeveria federale të dërgojë në këtë qytet frigoriferë shtesë për mbajtjen e kufomave.

Në New Orleans janë regjistruar mbi 7000 pacientë të infektuar me virusin Korona. Në Nju Jork gjithashtu gjendja është shumë kritike pas përhapjes së virusit Korona.

Duke marrë parasysh gjendjen kritike që po sundon në shtetin e Nju Jorkut, kryetari i këtij shteti amerikan ka kërkuar nga studentët e fakulteteve mjekësore të këtij shteti që të mobilizohen për të ndihmuar personelin mjekësor në spitale.

Në shtetin e Nju Jorkut deri më tani janë regjistruar mbi 115 mijë persona të infektuar me virusin Korona.