Amerika së shpejti tërhiqet nga një tjetër traktat
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96024-amerika_së_shpejti_tërhiqet_nga_një_tjetër_traktat
Sekretari amerikan i mbrojtjes në një takim të këshillit të sigurisë kombëtare në Amerikë, ka deklaruar se së shpejti Uashingtoni do të largohet nga traktati Qiejt e Hapur, njofton gazeta Guardian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 06, 2020 05:50 Europe/Tirane
  • Amerika së shpejti tërhiqet nga një tjetër traktat

Sekretari amerikan i mbrojtjes në një takim të këshillit të sigurisë kombëtare në Amerikë, ka deklaruar se së shpejti Uashingtoni do të largohet nga traktati Qiejt e Hapur, njofton gazeta Guardian.

Mark Esper bëri të ditur se qeveria amerikane pas disa ditësh do të njoftojë daljen zyrtare të saj nga ky traktat. Trump në më pak se tre vjet ka anuluar shumë marrëveshje ndërkombëtare të Amerikës dhe e ka tërhequr këtë vend në formë të njëanshme nga këto marrëveshje. Veprimi më i fundit i tij është dalja nga traktati i qiejve të hapur. Presidenti amerikan ka nënshkruar dokumentin që thekson daljen e Amerikës nga traktati i qiejve të hapur. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe gazeta Wall Street Journal. Traktati i Qiejve të Hapur është një marrëveshje midis 34 vendeve për lejimin e avionëve të mbikëqyrjes të fluturojnë mbi vendet anëtare. Traktati i Qiejve të Hapur, i nënshkruar në 1992 dhe zbatuar që nga viti 2002, është pjesë e një përpjekje ndërkombëtare për të krijuar besimin në epokën e pas Luftës së Ftohtë. Pakti i Qiejve të Hapur lejon vendet nënshkruese të kryejnë fluturime përgjimi të avionëve të paarmatosur mbi territorin e anëtarëve të tjerë në mënyrë që të mbledhin informacione mbi ushtrinë dhe forcat ushtarake. Që nga hyrja në fuqi e tij në 2002, traktati është bërë një mjet kryesor për SH.B.A. dhe aleatët e saj evropianë për të monitoruar vendosjen ushtarake ruse në vendet ish-Sovjetike, përfshirë Ukrainën. Vendimi i Trump për të tërhequr Amerikën nga pakti ka hasur kritika të gjera nga aleatët dhe ligjvënësit amerikanë.