Italia regjistron mbi 16,500 viktima
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96036-italia_regjistron_mbi_16_500_viktima
Pandemia Covid 19 ka nisur fazën e ngadalësimit të fuqisë infektuese në Itali.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 06, 2020 14:29 Europe/Tirane
  • Italia regjistron mbi 16,500 viktima

Pandemia Covid 19 ka nisur fazën e ngadalësimit të fuqisë infektuese në Itali.

Dita e sotme ka shënuar një tkurrje të numrit në rritje gjatë 24 orëve, të pacientëve të infektuar, por numri i viktimave nuk ka ruajtur trendin e një dite më parë. Italia regjistron sot 16 523 viktima. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 636 viktima më shumë. Numri i pacientëve të infektuar prej nisjes së pandemisë e deri më sot ka arritur në 132,547. Në 24 orë janë shënuar 3599 raste pozitive më shumë. Vazhdon në rritje numri i pacientëve të shëruar që sot janë 1,022 më shumë se një ditë më parë e numri i përgjithshëm i tyre është 22,837. Sot gjithashtu vazhdon trendi në ulje i pacientëve të kuruar në terapi intensive nga 3,977 që ishin një ditë më parë në 3,898, pra 79 pacientë më pak të shtruar në këto reparte.