100 mjekë italianë vdesin për shkak të koronës
Italia, e cila ka numrin më të madh të viktimave të koronas në botë, ka humbur të paktën 100 mjekë nga ky virus.
Mediat italiane raportuan të enjten se të paktën 100 mjekë në vend kishin vdekur nga koronavirusi. Italia vazhdon betejën e saj me koronavirus. Dita e sotme ka regjistruar një numër më të lartë viktimash e personash të infektuar se një ditë më parë, në periudhën kohore 24 orë. Dje janë regjistrua 610 viktima më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 18 279. Gjithashtu janë regjistruar 4204 raste më shumë pozitive në 24 orë duke e çuar numrin total të tyre në 143 626. Por gjatë 24 orëve të fundit në Italia ka pasur 1979 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e tyre në 28 470. Përmirësim ditë pas dite kanë pacientët në terapi intensive ku sot janë 88 pacientë më pak se një ditë më parë e numri i tyre që po kurohen është sot 3605. Në Lombardi, rajoni verior më i gjunjëzuar nga pandemia regjistron sot 54 802 të infektuar e 10022 viktima. Në Itali janë kryer deri më sot 853 369 testime.