Italia vazhdon trendin e rënies
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96125-italia_vazhdon_trendin_e_rënies
Italia ka regjistruar brenda 24 orëve 570 viktima me koronavirus dhe 3951 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 10, 2020 16:26 Europe/Tirane
  • Italia vazhdon trendin e rënies

Italia ka regjistruar brenda 24 orëve 570 viktima me koronavirus dhe 3951 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.

Numri i viktimave ka arritur sot në 18849, ndërsa të infektuar  147 577 persona. Pacientët e shëruar janë gjithsej 30 455 e 1985 të shëruar më shumë në 24 orët e fundit. Përmirësim vazhdon të ketë situata në repartet e terapisë intensive e në ato të reanimacionit. Janë 108 pacientë të shtruar në këto reparte duke ulur numrin e tyre në 3497. Në strukturat spitalore po kurohen 28 242 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetën nga koronavirusi 605 njerëz. Një ditë më parë u raportuan 685 viktima në 24 orë, pra 83 vdekje më shumë. Tashmë numri total i viktimave në vend ka shkuar në 15,843. Numri i të infektuarve ka arritur në 157,022 ndërsa 55,668 pacientë janë shëruar. Ditën e djeshme parlamenti spanjoll votoi për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 26 prill. Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani është rritur me 266 brenda 24 orëve të fundit, sipas qendrës së kontrollit të sëmundjes. Kjo shënon numrin më të madh të viktimave brenda një dite që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit të vendit. Sipas institutit deri më tani 2,373 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Gjermani. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend ka arritur në 113.525, që shënon një rritje prej 5,323 rastesh në 24 orët e kaluara. Merkel ofron "shpresë të kujdesshme": Kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten u bëri thirrje njerëzve që të vazhdojnë të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror gjatë Pashkëve, duke shtuar se numri i personave të infektuar nga virusi po bie paksa.