SHBA kërcënon Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96130-shba_kërcënon_arabinë_saudite
Një senator republikan theksoi se mënyra më e mirë për të bërë presion mbi Arabinë Saudite ishte tërheqja e trupave amerikane të pranishëm në territorin saudit, brenda 30 ditëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2020 18:21 Europe/Tirane
  • SHBA kërcënon Arabinë Saudite

Një senator republikan theksoi se mënyra më e mirë për të bërë presion mbi Arabinë Saudite ishte tërheqja e trupave amerikane të pranishëm në territorin saudit, brenda 30 ditëve.

"Shtetet e Bashkuara duhet të tërheqin forcat e tyre nga Arabia Saudite brenda 30 ditëve nga kalimi i këtij projekt-ligji," tha Bill Cassidy në tekstin e projekt-ligjit. Para këtij senatori republikan, dy republikanë të tjerë kishin prezantuar një projekt-ligj të ngjashëm. Reuters duke cituar një senator amerikan raportoi se Shtetet e Bashkuara, përmes këtij ligji, mund të bëjnë presion mbi Arabinë Saudite për të ulur prodhimin e saj të naftës. Cassidy beson se rritja e prodhimit të naftës nga Arabia Saudite ka shkaktuar humbje të mëdha për kompanitë amerikane të naftës. "Tërheqja e forcave tona për të mbështetur të tjerët do të ishte një mënyrë për të kuptuar se miqësia dhe mbështetja janë një rrugë e dyanshme," tha ky senator amerikan nga Luiziana. "Nëse Riadi nuk është në përputhje me planin për të zvogëluar prodhimin e naftës, Kongresi nga ana tjetër mund të marrë vendime kundër Arabisë Saudite," tha Cassidy në tekstin e tij.