Dy dronë të Turqisë rrëzohen në Libi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96137-dy_dronë_të_turqisë_rrëzohen_në_libi
Grupi i ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” i drejtuar nga gjenerali Khalifa Haftar, ka njoftuar për shkatërrimin e dy dronëve të tjerë të Turqisë në perëndim të Libisë brenda dy ditëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 11, 2020 14:30 Europe/Tirane
  • Dy dronë të Turqisë rrëzohen në Libi

Grupi i ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” i drejtuar nga gjenerali Khalifa Haftar, ka njoftuar për shkatërrimin e dy dronëve të tjerë të Turqisë në perëndim të Libisë brenda dy ditëve.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se grupi i ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” ditën e premte ka deklaruar se forcat e mbrojtjes kundërajrore të këtij grupi ka rrëzuar një dron të Turqisë i cili synonte të bombardonte qytetin Tarhune në perëndim të Libisë.

Sipas këtij burimi, forcat e mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë së gjeneralit Khalifa Haftar në rajonin e Tripolit kanë rrëzuar një dron tjetër të Turqisë që synonte bombardimin e pozicioneve të forcave të ashtuquajtura “Ushtria Kombëtare e Libisë” në rajonin Varshafane në jugperëndim të Tripolit.

Grupi i ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” ditën e mërkurë gjithashtu ka njoftuar për rrëzimin e tre dronëve të Turqisë në lindje të Tripolit.