Nju Jorku, qyteti në katastrofë nën hijen e mospërfilljeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96167-nju_jorku_qyteti_në_katastrofë_nën_hijen_e_mospërfilljeve
Si pasojë e përhapjes së virusit Korona dhe me përkeqësimin e gjendjes deri në nivelin e një krize të madhe në Nju Jork, në këtë qytet është shtuar edhe niveli i krimeve të ndryshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 12, 2020 09:02 Europe/Tirane
  • Nju Jorku, qyteti në katastrofë nën hijen e mospërfilljeve

Si pasojë e përhapjes së virusit Korona dhe me përkeqësimin e gjendjes deri në nivelin e një krize të madhe në Nju Jork, në këtë qytet është shtuar edhe niveli i krimeve të ndryshme.

Kanali informativ Russia Today ka raportuar se si pasojë e përhapjes së virusit Korona dhe krizës që po mbretëron në Nju Jork, niveli i krimit në këtë qytet është shtuar me 22% dhe kjo gjendje po ushtron presion të madh mbi autoritetet e qytetit.

Sipas këtij burimi, një numër i madh i forcave të sigurisë dhe policisë së Nju Jorkut gjithashtu janë infektuar me virusin Korona.  

Në raportin e këtij kanali televiziv thuhet se edhe zjarrfikësit e qytetit të Nju Jorkut janë infektuar me virusin Korona, prandaj nëse çfarëdo ngjarje që ndodh në këtë qytet, mund të krijojë probleme shumë të mëdha për këtë qytet, sepse qyteti i Nju Jorkut me kuptimin e vërtetë të fjalës është futur në një katastrofë të thellë.

Me përhapjen e virusit Korona në Amerikës, qyteti i Nju Jorkut po përballet me një krizë të thellë dhe spitalet e këtij qyteti po përballen me mungesë të madhe të pajisjeve mjekësore.