Boris Johnson del nga spitali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96174-boris_johnson_del_nga_spitali
Boris Johnson ka dalë sot nga spitali dhe ka vlerësuar kujdesin shembullor që ka marrë nga mjekët dhe infermierët gjatë trajtimit të tij nga koronavirusi, duke thënë: "Unë ua kam borxh jetën time".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 12, 2020 19:56 Europe/Tirane
  • Boris Johnson del nga spitali

Boris Johnson ka dalë sot nga spitali dhe ka vlerësuar kujdesin shembullor që ka marrë nga mjekët dhe infermierët gjatë trajtimit të tij nga koronavirusi, duke thënë: "Unë ua kam borxh jetën time".

Duke përmendur punën e mjekëve në Spitalin St Thomas në Londër, kryeministri u ka thënë miqve: "Unë nuk mund t'i falënderoj sa duhet ata." Të Shtunën, Downing Street tha se Kryeministri po bënte përparime në shërimin e tij pasi doli nga kujdesi intensive. Ai po kalonte kohën duke luajtur lojra dhe duke parë filma nga shtrati i tij i spitalit. Frika u rrit për shëndetin e Johnson kur u transferua në kujdes intensiv të Hënën pasi gjendja e tij u përkeqësua. 55-vjeçari kaloi tre netë atje para se Downing Street konfirmoi se ishte në "fazën e hershme të shërimit të tij".