Putin: Po shkon keq!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96196-putin_po_shkon_keq!
Ditën e sotme Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi se situata e pandemisë së COVID-19 po përkeqësohet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 13, 2020 16:43 Europe/Tirane
  • Putin: Po shkon keq!

Ditën e sotme Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi se situata e pandemisë së COVID-19 po përkeqësohet.

Kjo pasi këtë të hënë u regjistrua dhe dita me bilancin më të rëndë të të infektuarve në 24 orë. Nga testet e kryera, 2,550 persona rezultuan pozitiv me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e të infektuarve në 18,328. Bilancin më të rëndë të të infektuarve dhe viktimave e mban kryeqyteti, Moska. Në një mbledhje qeveritare, Presidenti Putin shprehet: "Siç e shihni, situata po ndryshon nga dita në ditë. Por fatkeqësisht nuk po ndryshon për mirë". Gjithashtu kreu i shteti lajmëroi se në ditët në vijim do të vendoset në rrugë edhe ushtria si një masë për të parandaluar sadopak përhapjen e pandemisë.