Amerikë: Rritet numri i viktimave nga korona virusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96202-amerikë_rritet_numri_i_viktimave_nga_korona_virusi
Gjatë ditës së djeshme  në ShBA janë regjistruar  1,357 viktima si pasojë e COVID-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 14, 2020 02:37 Europe/Tirane
  • Amerikë: Rritet numri i viktimave nga korona virusi

Gjatë ditës së djeshme  në ShBA janë regjistruar  1,357 viktima si pasojë e COVID-19.

Në total në të gjithë kontinentin janë 23,640 të vdekur.  Ndërkohë numri i të infektuarve ka arritur 576,695. Shifra pozitive vijnë dhe nga personat e shëruar ku 42,223 persona kanë fituar betejën me virusin. New Yorku mbetet shteti më i prekur nga pandemia. Më herët guvernatori Andrew Cuomo deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit në New York kanë ndërruar jetë 671 persona. Në total janë 10,056 viktima. Shtetet e Bashkuara mund të kishin kursyer me mijëra viktimat nga koronavirusi nëse do të kishin aplikuar masa më të rrepta në fillimin e pandemisë. Eksperti i vendit për sëmundjet infektive thotë se rekomandimi u bë por nuk u mor parasysh. Ekspertët e shëndetit publik i rekomanduan presidentit amerikan, Donald Trump, të ashpërsojë rregullat kundër pandemisë së koronavirusit që në muajin shkurt, por kreu i shtetit i refuzoi ato. Këtë vendim e ka konfirmuar drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive, Entoni Fauçi, i cili prej javësh del në konferenca me presidentin për të raportuar mbi situatën në vend. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, CNN, doktor Fauçi pranoi se një vendim i hershëm mund të ishin shpëtuar më shumë jetë njerëzish. "Ne bëjmë rekomandime të karakterit të shëndetit publik. Shpesh rekomandimet tona merren parasysh, dhe shpesh jo. Logjikisht, marrja e masave në fillim, mbyllja e gjithçkaje, nuk e mohoj se mund të na shpëtonte jetë, por jemi në situatën që jemi," u shpreh eksperti i sëmundjeve infektive.