Trump arsyeton shtimin e viktimave të virusit Korona në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96212-trump_arsyeton_shtimin_e_viktimave_të_virusit_korona_në_amerikë
Presidenti i Amerikës duke arsyetuar shtimin e numrit të viktimave të virusit Korona, deklaroi se numri i viktimave të shkaktuara nga virusi në këtë vend është i vogël në krahasim me numrin e popullsisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 14, 2020 09:27 Europe/Tirane
  • Trump arsyeton shtimin e viktimave të virusit Korona në Amerikë

Presidenti i Amerikës duke arsyetuar shtimin e numrit të viktimave të virusit Korona, deklaroi se numri i viktimave të shkaktuara nga virusi në këtë vend është i vogël në krahasim me numrin e popullsisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump ditën e shtunë në konferencën e tij ditore për shtyp, duke arsyetuar numrin e madh të personave të infektuar me virusin Korona dhe viktimave të shkaktuar nga kjo epidemi, deklaroi: “Numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Amerikë në krahasim me vendet e tjera dhe duke marrë parasysh numrin e popullsisë së vendit, është akoma i ulët”.

Trump gjithashtu ka reaguar ndaj raportit të gazetës amerikane “New York Times” në lidhje me neglizhencën e tij në marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin e përhapjes së virusit Korona dhe ka thënë: “Dëshirojë që gazetën e dështuar “New York Times” për shkak të falimentimit, të mos e shikoj edhe për pesë vite të tjera. Kjo gazet pa mua dhe pa lajmet e mia, do të kishte falimentuar shumë kohë më parë”.

Gazeta amerikane “New York Times” së fundi në një raport të saj ka shkruar se autoritetet e shëndetësisë publike në Amerikë qysh në muajin janar e kishin paralajmëruar Donald Trump për përhapjen e virusit Korona dhe kanë kërkuar me ngulm marrjen e masave të forta kundër kësaj epidemie.