Sërish viktima të shumta në Evropë
Italia ka publikuar raportin ditor sa i përket viktimave dhe të prekurve me Koronavirus.
Pas një ulje që bëri para dy ditësh ku u shënuar 431 viktima sot është dita e dytë radhazi që ky numër rritet. Ditën e djeshme kishin 566 viktima ndërsa sot ky numër ka shkuar në 602. Teksa numri i rasteve të reja ka rënë nga 3153 që ishte dje në 2972. Numri total i të vdekurve ka shkuar në 21067 ndërsa i të shëruarve 37130. Ulje ka pësuar edhe numri i personave që janë në gjendje kritike duke shkuar në 3186. Ndërsa në Britani 778 persona të tjerë kanë gjetur vdekjen pasi ishin infektuar me Covid-19. Kështu numri total i vdekjeve për shkak të koronavirusit në Britaninë e Madhe ka shkuar në 12 107. Ndërkohë sipas deklaratës së Zyrës së Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar bëjnë me dije se ky numër mund të jetë edhe më i lartë për shkak të vdekjeve që mund të ketë pasur në shtëpi për shkak të Covid-19. Ndërkohë 18,056 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 14,986 në Francë. Suedia është një prej vendeve që ka ndjekur një strategji ndryshe nga shumë shtete të tjera të botës në luftën kundër koronavirusit. Ndërkohë që shtete si Italia, Spanja, Franca e Gjermania kanë izoular të gjithë vendin, Suedia i ka lënë të hapura të gjitha aktivitetet e saj, përveç atyre me më shumë se 50 persona.Tashmë numri i viktimave në vend ka kaluar mbi 1 mijë, më konkretisht 1,033. Ndërsa numri i të infektuarve është 11,445.