Pelosi nënshkruan rezolutën për uljen e kompetencave të luftës së Trump
Nancy Pelosi kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë, ka nënshkruar rezolutën për uljen e kompetencave të luftës së presidentit amerikan kundër Iranit i cili muajin mars është mriatuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një rezolutë që ul kompetencat e presidentit Trump për shpalljen e çdo veprimi ushtarak kundër Iranit. Sipas rezolutës së miratuar nga dhoma e Përfaqësuesve, presidenti amerikan për çdo veprim ushtarak kundër Iranit më parë duhet të marrë lejen nga Kongresi. Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA me këtë rezolutë ka marrë vendim për të zvogëluar fuqitë dhe kompetencat ushtarake të presidentit. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi njoftoi se organi ligjvënës sot firmosi ligjin që do të kufizojë autoritetin ushtarak të presidentit amerikan Donald Trump mbi Iranin.