Shtohet numri i viktimave nga virusi korona në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96239-shtohet_numri_i_viktimave_nga_virusi_korona_në_amerikë
Numri i viktimave në ShBA ka pasur një trend rritës gjatë 24 orëve të fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 15, 2020 13:12 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave nga virusi korona në Amerikë

Numri i viktimave në ShBA ka pasur një trend rritës gjatë 24 orëve të fundit.

1,554 persona kanë humbur betejën me pandeminë e COVID-19, ku numri total ka shkuar në 25,195 të vdekur. Po gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar dhe 16,547 raste të reja ku gjithsej janë 603,488 të infektuar.Edhe numri i të shëruarve është rritur në 38,131 persona që kanë lënë spitalin.Shteti më i prekur vijon të mbetet Neë York ku edhe aty vihet re një trend rritës në numrin e të vdekurve.Në 24 orë u raportuan 778 viktima me një total prej 10,834 të vdekur.Në një konferencë për shtyp, guvernatori Andreë Cuomo u shpreh se janë regjistruar dhe 1600 raste të reja të infektuar me COVID-19.Gjithsej numërohen 202,208 persona të diagnostikuar me koronavirusin e ri. Ndërkohë Një prej kompanive më të mëdha të shëndetësisë në ShBA ka publikuar një test gjaku për të evidentuar se kush është imun ndaj COVID-19.Kjo nënkupton ata persona që kanë qenë të infektuar dhe janë shëruar pa shfaqur asnjë simptomë.Ditën e djeshme, kompania ARCpoint Labs e vendosur në Milëaukee deklaroi se ka nisur tregtimi i këtij testi të ri në tregun amerikan.Gjithashtu nëpërmjet këtij testi do të evidentohen dhe antitrupat që kanë ndihmuar personat që janë shëruar pa shfaqur simptoma, antitrupa që e vrasin virusin.Sipas ARCpoint Labs, ShBA ka përdorur testet e blera nga Gjermania dhe Kina të miratuara dhe nga FDA si shumë efektive."Këshilla ime është që çdo individ që dëshiron që të kryejë testet, të konsultohet me mjekët. Gjithashtu ata duhet t'i nënshtrohen këtij testi të ri i cili është shumë efektiv dhe i nevojshëm" - shprehet Dr. Robin Patel, Presidenti i Shoqërisë Amerikane të Mikrobiologjisë.Testi i ri është shumë i thjeshtë, afërsisht si testi i diabetit. Duhet shpuar gishti, dhe mjafton një pikë gjaku për të dhënë rezultate. Sipas ARCpoint Labs, testi ka një saktësi prej 97 përqind.