Italia dhe Britania me shifra shqetësuese
Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali u rrit për 578 të mërkurën, 24 më pak se të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21,645.
Sipas mediave të huaja, numri i rasteve u rrit për 1.1 për qind ose 1,127 për një ditë. Autoritetet e mbrojtjes civile thonë se numri i shtretërve të kujdesit intensiv vazhdon të bie, me 1,000 pacientë më pak se dy javë më parë. Ndërkohë deri më tani në Itali janë infektuar 165 mijë persona, përfshirë viktimat dhe 38,092 të mbijetuar. Ka shkuar në 120 numri i mjekëve italianë të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i personelit mjekësor i infektuar nga Covid 19 është aktualisht 16, 050. Edhe Britania vijon të përballet me shifra tragjike nga Covid-19. Sipas Departamentit të Kujdesit dhe Shëndetit në vend, gjatë 24 orëve të fundit 741 persona kanë humbur jetën. Ndërkohë janë regjistruar edhe 4,605 raste të reja duke e çuar në 98,476 numrin total të të infektuarve. Deri më sot në Britani janë kryer 313,769 teste për Covid-19.