Demokratët të irrituar nga Trump
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi ka paralajmëruar amerikanët të "injorojnë gënjeshtrat" e presidentit Donald Trump për krizën e koronavirusit, duke thënë se keqmenaxhimi i tij i pandemisë ka rezultuar në vdekje të panevojshme dhe probleme ekonomike në vend.
Në një letër drejtuar ligjvënësve të Martën, Pelosi tha se presidenti republikan "u tha ndjekësve të tij më besnikë se pandemia ishte një mashtrim dhe se do të zhdukej me magji". "Donald Trump çmontoi infrastrukturën që i ishte dhënë atij që kishte për qëllim të planifikonte dhe të kapërcente një pandemi, dhe ky veprim ka rezultuar në vdekje të panevojshme dhe fatkeqësi ekonomike", shkruante ajo në letër. "E vërteta është se, që nga ky moment, amerikanët duhet të injorojnë gënjeshtrat dhe të fillojnë të dëgjojnë shkencëtarët dhe profesionistët e tjerë të respektuar, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të dashurit tanë." "E ardhmja jonë do të jetë e shëndetshme dhe e prosperuar nëse nuk do të tolerojmë më gënjeshtra dhe mashtrime ”, ka shkruar Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi. Letra e saj vjen në kohën kur SHBA po vuan nga pandemia e Covid-19 duke regjistruar 623,694 të infektuar dhe 27,605 të vdekur.