Borrell: Vendimi i Trump për OBSH i pajustifikueshëm
Diplomati më i lartë i BE Josep Borrell shprehet i keqardhur për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit.
Përfaqësuesi i Lartë i bllokut për Punët e Jashtme, tha: "Nuk ka asnjë arsye që të justifikojë këtë veprim në një moment kur përpjekjet e tyre janë më të nevojshme se kurrë për të ndihmuar në kontrollin dhe zbutjen e pandemisë së koronavirusit. Vetëm duke bashkuar forcat ne mund ta kapërcejmë këtë krizë që nuk njeh kufij." Më herët, Trump deklaroi se do të bllokojë fondet për OBSH-në pasi do të bëhet një rishikim. Ai tha se rishikimi do të mbulojë rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit. Edhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për ndërprerjen e fondeve që sigurojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe ka theksuar se forcimi i OBSH-së është investimi më i mirë në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Në një deklaratë për agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), ministri Maas theksoi se virusi nuk ka kufij dhe se akuzat e ndërsjella nuk janë të dobishme. Në arenën ndërkombëtare është e nevojshme të luftohet së bashku kundër COVID-19 theksoi Maas duke shtuar se “Për zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave, një nga investimet më të mira në luftën kundër pandemisë është forcimi i Kombeve të Bashkuara kryesisht i OBSH-së e cila ka financime të pa mjaftueshme”.