Të dhënat më të fundit mbi Covid-19 në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96256-të_dhënat_më_të_fundit_mbi_covid_19_në_itali
Dita e sotme në Itali ka regjistruar një ulje të rasteve pozitive me koronavirus në 24 orë. Janë shënuar 2,667 pacientë më shumë se një ditë më parë. Numri i tyre ka arritur më 165,155.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 16, 2020 12:30 Europe/Tirane
  • Të dhënat më të fundit mbi Covid-19 në Itali

Dita e sotme në Itali ka regjistruar një ulje të rasteve pozitive me koronavirus në 24 orë. Janë shënuar 2,667 pacientë më shumë se një ditë më parë. Numri i tyre ka arritur më 165,155.

Numri i viktimave në 24 orë sot është 578 e numri i përgjithshëm ka arritur në 21,645.Personat e shëruar janë deri më sot 38,092 e gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 962 të shëruar më shumë. Pozitive paraqitet situata dhe në repartet e terapisë intensive ku numri i të sëmurëve vjen duke u reduktuar. Sot janë 107 pacientë më pak në këto reparte e numri aktual i tyre është 3,079.Në kushte shtëpie po kurohen 74,696 pacientë e në struktura spitalore 27,643 pacientë. Numri i tamponeve të kryer deri më sot në Itali janë 1,117,404.