Trump kërcënon kongresin
Presidenti amerikan në shenjë proteste ndaj vonesës së kongresit për miratimin e propozimeve të tij, ka kërcënuar se do të përdorë kompetencat për bllokimin dhe pezullimin e aktiviteteve të Kongresit.
Presidenti amerikan në një konferencë për shtyp kushtuar virusit korona që tashmë është kthyer në një tribunë elektorale për Donald Trump, ka kërcënuar se nëse Senati dhe Kongresi nuk votojnë për propozimet e tij ai zyrtarisht do të pezullojë punën e tyre. Në SHBA, drejtori i Qendrave Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha të mërkurën se 19 ose 20 shtete amerikane janë ndikuar pak nga koronavirusi dhe se zyrtarët e tyre besojnë se mund të jenë të gatshëm të rihapen deri më 1 maj, data e caktuar nga Presidenti Donald Trump. “Janë një numër distriktesh në SHBA që nuk kanë patur koronavirus pavarësisht testimeve,” tha Robert Redfield në një intervistë për programin “Good Morning America” të televizionit ABC. “Janë një numër shtetesh amerikane, 19 ose 20, që në fakt kanë pasur ndikim të kufizuar. Prandaj mendoj se do të shohim disa shtete, zyrtarët e të cilëve mendojnë se janë gati. Edhe ne jemi gati t’i ndihmojmë ata për rihapjen,” tha zoti Redfield. Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ishte të mërkurën mbi 26,000 dhe ai i të infektuarve mbi 600 mijë.