Pandemia godet rëndë ekonominë amerikane
Prill 16, 2020 16:39 Europe/Tirane
Vala e pushimeve nga puna që ka përfshirë ekonominë e SHBA që nga goditja e koronavirusit detyroi 5.2 milion persona më shumë të kërkojnë përfitime të papunësisë javën e kaluar, njoftoi qeveria ditën e sotme.
Rreth 22 milion amerikanë tashmë kanë mbetur të papunë që prej muajit të kaluar. Kjo do të thotë që afërsisht një në shtatë punëtorë ka humbur punën gjatë kësaj kohe. Shifrat e zymta tregojnë për një ekonomi që po bie në një recesion dhe mund të jetë më e rënda në dekadat e fundit. Sipas parashikimeve, niveli i papunësisë mund të arrijë në 20% këtë muaj. SHBA ka pothuajse 640,000 raste të konfirmuara me Covid-19, dhe 30.985 viktima, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.
Tags