Baza amerikane në Bagram sulmohet nga komandot
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96287-baza_amerikane_në_bagram_sulmohet_nga_komandot
Një grup i armatosur sulmoi fushën e aeroportit Bagram, i cili strehon një pjesë të madhe të ushtrisë amerikane në Afganistan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 17, 2020 14:18 Europe/Tirane
  • Baza amerikane në Bagram sulmohet nga komandot

Një grup i armatosur sulmoi fushën e aeroportit Bagram, i cili strehon një pjesë të madhe të ushtrisë amerikane në Afganistan.

Persona të armatosur vranë gjashtë punëtorë lokalë në bazën ajrore Bagram, në provincën veriore Parvan, sipas agjencisë afgane të lajmeve Khaama News. Zëdhënësi i qeverisë provinciale Wahida Shahkar tha në një intervistë për Khaama News se një grup i armatosur që dyshohet se ishte i lidhur me talibanët, kishin hapur zjarr ndaj një grupi punëtorësh në bazën amerikane në Bagram. Të paktën tre persona u plagosën gjithashtu. Të nëntë viktimat ishin shtetas afganë. As Talibanët dhe as Shtetet e Bashkuara nuk e kanë komentuar ende incidentin. Aeroporti Bagram është baza më e madhe ajrore e SHBA në Afganistan.