Dekreti bërthamor i Putinit
Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje qeverisë të sigurojë zbatimin e planit gjithëpërfshirës të vendit për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë bërthamore, të miratuar në vitin 2014.
Dekreti përcakton që qeveria ruse të sigurojë zbatimin e një programi të ri të zhvillimit të teknologjisë bërthamore në mënyrë që Rusia të posedojë një sistem efikas të energjisë bazuar në teknologjinë bërthamore të përparuar deri në vitin 2024. Ky dekret është publikuar në faqen e internetit të Kremlinit. Një raport tjetër thotë se ushtria ruse do të pajiset me një sistem të ri inteligjent drejtues elektronik. Ky sistem i pajisur me inteligjencë artificiale është i aftë të zbulojë dhe shkatërrojë objektet e armikut. Ai do të integrojë njësitë ushtarake deri në vitin 2025. Ky sistem, pa ndërmjetësin e operatorit, analizon situatën në terren dhe lokalizon dhe identifikon objektivat e tij. Sipas Viktor Murakhovsky, kryeredaktor i revistës Arsenal of Fatherland, ky sistem i quajtur Bilina, u mundëson njësive të ushtrisë të neutralizojnë dhe shkatërrojnë caqet e armikut.