Bie numri i viktimave në Itali
Italia regjistron deri më sot 23 227 viktima me koronavirus e 175 925 të infektuar.
Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 482 viktima e 3491 raste infeksioni. Numri i viktimave në 24 orë është më i ulëti që prej datës 12 prill, kur numri i tyre ishte 431. Nga numri total i rasteve pozitive që nga nisja e pandemisë e deri më sot, zbresim numrin e pacientëve të shëruar e të viktimave, rezultojnë se aktualisht në Itali janë 107 771 të infektuar më Covid-19. Numri i pacientëve të shëruar në Itali ka arritur më 44 927 e janë regjistruar 2200 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë. Edhe numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive është reduktuar me 79 pacientë më parë e në këtë reparte janë të shtruar aktualisht 2733 pacientë. Në 24 orët e fundit në Itali janë kryer 62 mijë tampone më shumë e numri i tyre është deri më sot në 1 .305.833. Britania e Madhe vijon të përballet me një krizë të rëndë të shkaktuar nga Covid-19. Sipas Departamentit të Kujdesit dhe Shëndetit, në 24 orët e fundit janë shënuar 888 viktima. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 15,464. Ndërkohë janë raportuar edhe 5,526 raste të reja duk e çuar në 114,217 numrin total të të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë shënuar 565 viktima nga Covid-19. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 20,043. Ndërkohë janë raportuar edhe 4,499 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 191,276 numrin total të të infektuarve. Spanja është vendi i tretë më i prekur në botë nga Covid-19 pas SHBA-së dhe Italisë.