Putin: Korona është nën kontroll
Presidenti i Rusisë deklaroi se gjendja e përhapjes së virusit Korona në këtë vend është nën kontroll.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ditën e diele ka deklaruar: “Gjendja e përhapjes së virusit Koronanë Rusi është nën kontroll dhe Moska do të tejkalojë me sukses të gjitha sfidat”.
Putin shtoi: “Qytetarët e Rusisë të çfarëdo niveli që të jenë, funksionarë shtetërorë apo qytetarë të thjeshtë, po bëjnë të gjitha përpjekjet për t’u përballur me virusin Korona”.
Vladimir Putin i ka vlerësuar pozitive përpjekjet e bëra në këtë vend deri më tani në fushën e përballjes me virusin Korona dhe ka thënë: “Edhe pse numri i personave të infektuar që po regjistrohet gjatë ditë është duke u rritur, populli i Rusisë në mënyrë aktive po e administron këtë kërcënim”.