Mbi gjysma e qytetarëve italianë kërkojnë daljen nga BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96368-mbi_gjysma_e_qytetarëve_italianë_kërkojnë_daljen_nga_be
Sipas rezultateve të sondazheve më të reja në Itali, mbi gjysma e qytetarëve të këtij vendi pas përhapjes së virusit Korona, kërkojnë daljen e menjëhershme të Italisë nga Bashkimit Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2020 10:31 Europe/Tirane
  • Mbi gjysma e qytetarëve italianë kërkojnë daljen nga BE

Sipas rezultateve të sondazheve më të reja në Itali, mbi gjysma e qytetarëve të këtij vendi pas përhapjes së virusit Korona, kërkojnë daljen e menjëhershme të Italisë nga Bashkimit Evropian.

Kanali informativ Russia Today njoftoi se sipas rezultateve të kryera në muajin prill, rreth 55% e qytetarëve italianë kërkojnë daljen e menjëhershme të Italisë nga BE. 

Sipas këtyre sondazheve, 71% e qytetarëve italianë besojnë se virusi Korona po e dobëson shumë Bashkimin Evropian. 

Ndërkohë kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një intervistë për gazetën gjermane ”Suddeutsche Zeitung”, deklaroi: "Bashkimi Evropian mund të shpëtohet nëse nuk mendon vetëm për veten e tij" .

”Evropa mund të shpëtohet edhe nëse tregon më shumë guxim dhe nëse e hedh vështrimin përtej kufijve të saj”, theksoi ai.

”Ky është një moment vërtet i rëndësishëm për të gjithë”, shton kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një intervistë për gazetën gjermane ”Suddeutsche Zeitung”.

Teksa kurba e rasteve të reja me Covid-19 ka filluar të bjerë në Itali, bisedimet midis rajoneve dhe qeverisë kombëtare për të ashtuquajturën "Faza 2" të kufizimeve po intensifikohen.

Faza 2 është faza tjetër e përpjekjeve të Italisë për të përmirësuar epideminë. Pritet që qeveria të rihapë gradualisht ekonominë e vendit pas këshillave të komitetit të saj shkencor, shkruan CNN.

"Të dhënat tregojnë se numri i personave me simptoma po zvogëlohet dhe kurba është në një fazë në rënie. Ajo tregon një vend me zona të ndryshme, me një intensitet të ndryshëm të qarkullimit," tha Silvio Brusaferro, drejtuesi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë gjatë një konferencë për shtyp të Premten.