Italia kapërcen 24 mijë viktima, përmirësohet gjendja në Britani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96373-italia_kapërcen_24_mijë_viktima_përmirësohet_gjendja_në_britani
Në 24 orët e fundit Italia ka shënuar 454 viktima e 2,256 të infektuar më shumë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2020 14:03 Europe/Tirane
  • Italia kapërcen 24 mijë viktima, përmirësohet gjendja në Britani

Në 24 orët e fundit Italia ka shënuar 454 viktima e 2,256 të infektuar më shumë.

Numri total i viktimave ka arritur sot më 24,114 e numri i të infektuarve nga nisja e pandemisë deri më sot është 181,228. Numri aktual i pacientëve pozitivë duke reduktuar numrin e të shëruarve e të viktimave është 108,237. Gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka 1,822 të shëruar më shumë e numri i tyre i përgjithshëm ka arritur më 48,877. Në përmirësim është situata në sistemin shëndetësor ku sot janë 127 pacientë më pak të shtruar e numri i atyre që po kurohen është 24,906. Dhe në repartet e terapisë intensive janë regjistruar 62 pacientë më pak e numri i të sëmurëve që po kurohen në to është sot 2,573. Ndërsa Britania shënoi sot një ditë pozitive në lidhje me numrin e vdekjeve dhe të të infektuarve nga COVID-19. Në 24 orët e fundit u shënuan 450 viktima ku në total janë 16,509 të vdekur. Ky është bilanci më i ulët që prej datës 6 prill në vendin ishullor. Ndërsa numri i të infektuarve në të gjithë territorin ka shkuar mbi 120 mijë.