OBSH jep paralajmërime të reja për përhapjen e virusit Korona
Kryetari i Organizatës Botëror të Shëndetësisë ka paralajmëruar se akoma nuk kanë ndodhë ngjarjet më të këqija përkatëse me përhapjen e virusit Korona.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Tedros Ghebreyesus, shefi i OBSH-së, ditën e hënë në një konferencë për shtyp të zhvilluar në selinë e OBSH në Gjenevë, vuri në dukje pasojat e përhapjes së epidemisë Covid-19, paralajmëroi: “Ngjarjet më të këqija të virusit Korona akoma janë përpara neve”.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së dhe autoritetet e tjera të kësaj organizate edhe para përhapjes së epidemisë Covid-19 në Afrikë, kanë shprehur shqetësime se vendet e këtij kontinenti nga aspekti i zhvillimit në sektorin e shëndetësisë, nuk janë në gjendje shumë të mirë.
Tedros Ghebreyesus në këtë konferencë për shtyp, ka thënë: “Ngjarjet më të këqija janë para nesh, prandaj ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të parandaluar këtë tragjedi. Ky është një virus të cilin akoma nuk e kanë arritur ta kuptojnë shumë njerëz”.